• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë arrestuar katër persona të cilët e kryen sulmin në sallën e koncerteve "Krokus" në Moskë dhe shtatë persona të tjerë bashkëpunëtorë

Janë arrestuar katër persona të cilët e kryen sulmin në sallën e koncerteve

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Shefi i Shërbimit federal për siguri të Rusisë (FSB), Aleksandar Bortnikov e informoi presidenti rus Vlladimir Putin se janë arrestuar katër terroristë të cilët e kryen sulmin në sallën e koncerteve "Krokus" në Moskë dhe shtatë persona të tjerë, kumtoi sot shërbimi i Kremlinit për shtyp.

Siç ceket, në rrjedhë është identifikimi i bashkëpjesëmarrësve të terroristëve.

Në sulmin terrorist, për të cilin përgjegjësinë e mori grupi terrorist Shteti islamik (ISIS), jetën e humbën 93 persona, ndërsa mbi 145 u lënduan. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR