Jamal do të ketë trajtim të posaçëm në "El Klasiko"
- Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal para derbit me Realin e Madridit ka pasur një deklaratë "joshembullore". Ai në një intervistë deklaroi: "Reali i Madridit vazhdimisht vjedh dhe vazhdimisht ankohet. Çdoherë e bëjnë këtë".
- Post By Besnik Shuki
- 14:03, 26 tetor, 2025
Madrid, 26 tetor 2025 (MIA) - Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal para derbit me Realin e Madridit ka pasur një deklaratë "joshembullore". Ai në një intervistë deklaroi: "Reali i Madridit vazhdimisht vjedh dhe vazhdimisht ankohet. Çdoherë e bëjnë këtë".
Kjo bëri që në mënyrë shtesë të tërbohen nga tabori i "klubit mbretëror". Jamal pret të ketë trajtim të posaçëm, ndërsa duhet t'i afrohet kapiteni i Realit, Dani Karvahal, i cili do të bisedojë me kolegun e ri nga kombëtarja spanjolle, që tregoi mungesë respekti.
Një është e sigurtë, se pas deklaratës, Jamali nuk do të jetë i qetë në fushë, posaçërisht në mënyrë armiqësore ndaj tij do të sillet publiku në "Santiago Bernabeu".
Trajneri i Realit të Madridit, Çabi Alonso nuk deshi ta komentojë deklaratën e Jamalit. bsh/
Foto: EPA