Jam optimist dhe do të vazhdojmë të luftojmë, thotë Mickoski pas vizitës në Bruksel
- Jam optimist dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Nuk do të lëmë asnjë milimetër të humbë indentiteti maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pa dallim të përkatësisë etnike, sepse të gjithë ne meritojmë të ardhme të garantuar. Këtë e dëgjova drejtpërdrejtë nga më relevantët për zgjerim në kuadër të Komisionit evropian, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e gazetarëve se në cilin nivel është optimizmi lidhur me eurointegrimet, pas takimit me administratën e re në Bruksel.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:47, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Jam optimist dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Nuk do të lëmë asnjë milimetër të humbë indentiteti maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pa dallim të përkatësisë etnike, sepse të gjithë ne meritojmë të ardhme të garantuar. Këtë e dëgjova drejtpërdrejtë nga më relevantët për zgjerim në kuadër të Komisionit evropian, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e gazetarëve se në cilin nivel është optimizmi lidhur me eurointegrimet, pas takimit me administratën e re në Bruksel.
Mickoski sot gjatë konferencë për shtyp në Qeveri, në përjgigje të pyetjes së gazetarëve, tha se kanë plan të qartë dhe strategji të përbërë prej tre pjesëve, të cilën e zbatojnë për të gjashtin muaj. Në suaza të strategjisë, pjesa e parë është transmetimi i pozicioneve dhe argumenteve tona.
Ai informoi se pardje në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel ka pasur takim të suksesshëm me eurokomisaren e re për zgjerim, Marta Kos, dhe pret që ajo së shpejti ta vizitojë Shkupin.
"Ne kemi plan të qartë dhe strategji të cilën e zbatojmë muajin e gjashtë me radhë, ndërkaq e cila është në tre pjesë. Pjesë përbërëse e asaj strategjie është një aksion i madh diplomatik ku ne do t'i transmetojmë pozicionet tona dhe argumentet tona. Pata takim bilateral me Marta Kos, e cila është komisare e re për zgjerim. Patëm takim mjaft të suksesshëm, përmbajtësor, e ftova të vijë, kur të ketë mundësi, në Shkup dhe mendoj se ajo vizitë do të realizohet së shpejti", tha Mickoski.
Përmendi se ka biseduar edhe me Antonio Koshta, i cili është kryetar i ri i Këshillit të Evropës, por edhe me drejtorin e përgjithshëm të GD NEAR, Gert jan Kopman.
"Kërkojmë zgjidhje, argumentojmë. Për tërë atë që paraqet tezën tonë, presim anti-tezë. Deri më tani nuk kemi marrë anti-tezë, që do të thotë se fazën e parë të planit tashmë e realizuam, dhe ajo është se kërkojmë zgjidhje", shtoi kryeministri.
Siç tha, në fazën e dytë do ta paraqesin në sipërfaqe të vërtetën "e vërtetë".
"Tani është shumë me rëndësi në fazë e dytë të planit të identifikojmë nëse me futjen e disa qindra qytetarëve në Kushtetutë përfundojnë problemet tona, apo ato janë vetëm dhjetë metrat e para të kësaj gare në 110 metra. Tashmë të gjithë e kemi tëq artë se nuk është vetëm ky problemi, por problemet fillimisht pasojnë. Ne nuk do të hyjmë në asnjë aventurë, pa pasur plan të qartë se po e shohim fundin. Patëm edhe darkë mjaft konstruktive, në të cilën ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, në prani dhe organizim të Antonio Kostës. Mendoj se kemi një ekip të ri i cili po njoftohet me argumentet tona, me qëndrimet tona, dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë, sepse kemi të drejtë", tha Mickoski.
Në fazën e tretë, theksoi, do të zgjidhen problemet në shtëpi.
"Faza e tretë e planit tonë është të thejmë rekorde në shtëpi. T'i zgjidhim në shtëpi problemet, të tregojmë se jemi dinjitoz të qëndrojmë në atë trywzë, në bazë të merit sistemit, përkatësisht në bazë të asaj që ne reflektojmë, dhe jo sipas asaj nëse duhet t'i zgjidhim çështjet nga shekulli i 11 apo i 12-të, të cilët duhet të jenë kusht për ne, në mënyrë që të zhvillojmë në shekullin 21 dhe 22. Jam optimist dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Nuk do të lëmë asnjë milimetër të humbë identiteti maqeodnas dhe qytetarët e Maqedonisë së veriut, pa dallim të përkatësisë etnike. Nuk do të jemi naivë, nuk kemi koncesion, nuk kmei premtuar asgjë, vetëm kërkojmë qasje të dnershme. Për këtë që ne e themi si tezë dhe argument, deri më tani nuk kemi dëgjuar antitezë. Do të luftojmë derisa të mos ia dalim", nënvizoi Mickoski. ab/
Foto: Qeveria