• e shtunë, 04 maj 2024

Jakimovski: Rezultatet janë larg pritjeve të mia

Jakimovski: Rezultatet janë larg pritjeve të mia

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president nga koalicioni "Inkurajim për Maqedoninë" i udhëhequr nga GROM, Stevço Jakimovski, e pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe i uroi fat në rrethin e dytë kandidates për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska - Davkova.

"Këtë konferencë për media po e mbaj me qëllim që të pranoj humbjen në këto zgjedhje presidenciale dhe të përgëzoj kryesinë e zonjës Gordana Siljanovska - Davkova, si dhe t'i uroj fat në rrethin e dytë zgjedhor", tha Jakimovski.

Ai thotë se rezultatet janë larg pritjeve të tij, por ka theksuar se qytetarët kanë pasur mundësi të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR