Jajaga në takim të Kontakt - grupit përmes lidhjes me video-konferencë
- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga sot mori pjesë në takimin virtual të Kontakt - grupit për Ukrainën, ku edhe një herë u konfirmua uniteti i aleatëve në mbështetje të Ukrainës.
Shkup, 14 shkurt 2024
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga sot mori pjesë në takimin virtual të Kontakt - grupit për Ukrainën, ku edhe një herë u konfirmua uniteti i aleatëve në mbështetje të Ukrainës.
Në takimin zëvendësministri Jajaga theksoi se Maqedonia e Veriut ka një qendrim të qartë për vendin që mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territoriat, ndërsa me këtë e mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe parime.
"Maqedonia e Veriut ka një qëndrim të qartë dhe pa mëdyshje - agresioni rus i cili shkakton vuajtje njerëzore dhe shkatërrime të mëdha duhet të ndalet. Së bashku me aleatët, mbetemi në qëndrimin se do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme", tha zëvendësministri.
Jajaga theksoi se deri më tani janë miratuar 12 vendime për ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe se ushtarë ukrainas janë duke realizuar trajnim në terrenin më të madh të ushtrisë, Krivolak.
Ministria e Mbrojtjes
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto:Ministria e Mbrojtjes