• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraelitët u pajtuan ta shqyrtojnë brengosjen e SHBA-së për ofensivën në Rafah, janë planifikuar bisedime të reja

Izraelitët u pajtuan ta shqyrtojnë brengosjen e SHBA-së për ofensivën në Rafah, janë planifikuar bisedime të reja

Uashington, 2 prill 2024 (MIA) - Autoritetet izraelite u pajtuan që ta marrin parasysh brengosjen e SHBA-së për ofensivën e planifikuar në Rafah, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit të mbrëmshëm onlajn të përfaqësuesve izraelitë dhe amerikanë për mënyrat alternative të shkatërrimit të Hamasit në pjesën jugore të Gazës.

Takimi, i cili ka zgjatur dy orë e gjysëm, i udhëhequr nga funksionarët më të lartë të SHBA-së dhe Izraelit, përfundoi me plan për biseda me prani fizike që javën e ardhshme, thuhet në kumtesë.

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden paraprakisht i ka bërë thirrje Izraelit që të mos fillojë ofensivë të përmasave të mëdha në Rafah, për t'u shmangur viktimat shtesë civile palestineze në Gazë, ku janë vrarë më shumë se 32.000 njerëz në sulmet izraelite.

Autoritetet amerikane, të brengosur për shkak të thellimit të krizës humanitare në Gazë, i kanë bërë thirrje Izraelit të ndërmarrë qasje më të orientuar ndaj sulmeve mbi pjesëtarët e Hamasit, pa filluar ofensivë të madhe tokësore.

Në kumtesën e përbashkët thuhet se të dy palët janë pajtuar se ndajnë objektiv të përbashkët, e ai është që Hamasi të mposhtet në Rafah.

"Pala amerikane e ka shprehur brengosjen e vet lidhur me drejtimet e ndryshme të veprimit në Rafah. Pala izraelite u pajtua që t'i merr parasysh këto brenga dhe të vazhdojë me bisedta në nivel ekspert", thuhet në kumtesë.

Një përfaqësues zyrtar i SHBA-së, tha se pala amerikane, e udhëhequr nga këshilltari për siguri kombëtare, Xhejk Salivan, zëvendësi i tij kryesor Xhon Fajner dhe i dërguari për Lindjen e Afërt, Bret Mekgurk, kanë prezantuar propozime alternative, për të cilat thanë se do t'i mbrojnë civilët në Rafah. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR