• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli urdhëroi evakuim të ri në jug të Gazës

Izraeli urdhëroi evakuim të ri në jug të Gazës

Gaza, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli sot urdhëroi evakuim të ri në Kan Junis, qyteti më i madh në jug të Gazës, sepse diplomatët bëjnë përpjekje të arrijnë armëpushim në territorin ku numri i viktimave arriti 20.000, kumtoi Hamasi.

KB kumtoi se në rrjetet sociale është publikuar urdhëri për "evakuim urgjent" për zonën e cila përbën rreth 20 për qind të Kan Junis, ku janë strehuar më shumë se 140.000 persona të zhvendosur.

Në fillim të luftës, civilët u urdhëruan të largoheshin nga veriu i territoreve të rrethuara palestineze dhe të strehoheshin në pjesët jugore.

Tani ka gjithnjë e më pak vende ku njerëzit mund të shkojnë, ndërsa ka gjithnjë e më shumë protesta në botë për shkak të viktimave civilë në këtë luftë.

Të hënën, armata izraelite theksoi se i përforcon operacionet në Kan Junis. Qëllimi i përpjekjeve diplomatike në dia fronte është të arrihet armëpushim i ri dhe të dorëzohet ndihmë humanitare në Gaza.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Hania të mërkurën mbërrëti në Kajro për të biseduar për armëpushim të ri në këmbim të lirimit të 40-të pengjeve izraelite, deklaroi një burim i afërt me Hamasin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR