• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli nuk ka arritur marrëveshje me Hamasin për grupin e ardhshëm të pengjeve, por armëpushimi vazhdon

Izraeli nuk ka arritur marrëveshje me Hamasin për grupin e ardhshëm të pengjeve, por armëpushimi vazhdon

Tel-Aviv, 30 nëntor 2023 (MIA) - Izraeli dhe Hamasi fillimisht nuk ranë dakord për grupin e radhës të pengjeve që do t'i lirojnë islamistët sot, me qëllim për të zgjatur armëpushimin që përfundon në orën 07:00 sipas orës lokale, por më vonë të dyja palët thanë se armëpushimi do të zgjasë të paktën edhe një ditë tjetër.

Tel-Avivi njoftoi se forcat e armatosura izraelite ishin gati të rifillonin zjarrin në çdo moment. Hamasi, nga ana tjetër e akuzoi Izraelin se nuk pranoi grupin e propozuar të pengjeve për lirim. Lëvizja palestineze tha se kishte shtatë gra dhe fëmijë, plus tre trupa të të burgosurve që tha se u vranë në sulmet ajrore izraelite.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Doron Shpilman, deklaroi paraparkiasht për gazetarët se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.

"Sipas kësaj, me përfundimin e armëpushimit aktual, ushtria izraelite është dislokuar dhe plotësisht e përgatitur për të rifilluar operacionet e saj në Rripin e Gazës", tha ai.

Më vonë, ushtria izraelite tha se armëpushimi vazhdon "mes përpjekjeve të ndërmjetësve për të liruar më shumë pengje, në përputhje me kushtet e armëpushimit". Hamasi konfirmoi gjithashtu se ata kishin rënë dakord për të zgjatur pauzën humanitare për të shtatën ditë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR