• e diel, 22 dhjetor 2024

Izraeli i vazhdoi sulmet pas përfundimit të armëpushimit

Izraeli i vazhdoi sulmet pas përfundimit të armëpushimit

Tel Aviv, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite njoftoi se sot e vazhdoi luftën kundër Hamasit në Gazë, pasi e akuzoi grupin palestinez se e ka shkelur armëpushimin e përkohshëm shtatëditor me të shtëna mbi territorin izraelit. 

"Sirena për paralajmërim për raketa u dëgjuan mëngjesin e sotëm në bashkësitë izraelite në afërsi të kufirit me Gazën. Kjo është hera e parë të aktivizohen sirena nga fillimi i armëpushimit më 24 nëntor", informojnë mediat izraelite.

Në ndërkohë, ushtria izraelite konfirmoi se sistemi i saj i mbrojtjes "Kupola e hekurt" ka zmbrapsur një raketë të hedhur nga Gaza herët në mëngjes. Deri më tani nuk ka koment nga Hamasi.

Personi i katërt e humbi jetën pas të shtënave të djeshme në Jerusalem, sipas raporteve të mediave izraelite. Viktima e katërt është një "civil i armatosur" i cili bëri përpjekje që t'i kapë dy sulmuesit, por forcat izraelite gabimisht e kanë konsideruar si armik dhe e kanë plagosur rëndë. Ai mbrëmë vonë ka ndërruar jetë nga plagët e mara. Dy nga sulmuesit, Murad Muhamed Nimr dhe Ibrahim Muhamed Nimr, gjithashtu ishin vrarë kur forcat izraelite iu përgjigjën sulmit. 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu urdhëroi rrënimin e shtëpive të tyre në Jerusalemin lindor si dënim dhe përgjigje për aksione të tilla të ardhshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR