Izraeli e hapi hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- Izraeli ka hapur hapësirën ajrore pas mbylljes disaorëshe për shkak të sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore në Iran.

Tel Aviv, 22 qershor 2025 (MIA) - Izraeli ka hapur hapësirën ajrore pas mbylljes disaorëshe për shkak të sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore në Iran.
Ngritjet dhe uljet në aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit u lejuan përsëri nga ora 14:00 (11:00 sipas Griniçit), raportuan mediat izraelite, duke cituar Ministrinë e Transportit.
Kompania ajrore më e madhe e Izraelit, El Al, gjithashtu, publikoi në faqen e saj të internetit se fluturimet për në Izrael do të vazhdojnë në përputhje me autorizimin e qeverisë.
Izraeli fillimisht e mbylli hapësirën e tij ajrore menjëherë pas nisjes së sulmeve të mëdha ndaj Iranit më 13 qershor.
Që atëherë, një numër fluturimesh speciale janë ngritur dhe ulur në aeroportin pranë Tel Avivit për të sjellë mbrapsht izraelitët e bllokuar jashtë vendit, si dhe shtetasit e huaj që kërkojnë të largohen nga vendi për shkak të sulmeve hakmarrëse nga Irani.
Foto: EPA