• e hënë, 30 dhjetor 2024

Izet Mexhiti: Me nxjerrjen e kandidatit për president, BDI po përçan votën shqiptare

Izet Mexhiti: Me nxjerrjen e kandidatit për president, BDI po përçan votën shqiptare

23 shkurt 2024  

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në moment të fundit për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar pas kandidaturës së doktor Taravarit, dhe me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë.

'Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në interes të unifikimit të votës shqiptare', tha Mexhiti.

Mexhiti tha se njejtë siç u harrua agjenda e gjelbër, do të harrohet edhe kandidatura e Bujar Osmanit për president.

Foto: Arkivi i MIA-s

__________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mundësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR