• e premte, 20 dhjetor 2024

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Tetovë, 15 prill 2024 (MIA) -Koalicioni VLEN sonte tubimin qendror e mbajti në komunën e Zhelinës.

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti  në tubim theksoi se si mundet që Bujar Osmani të paraqitet si pro-evropian, kur pikërisht ai e priti Llavrovin dhe Vuçiçin.

"Ai në fushatë paraqitet si haxhi, ndërsa në pushtet përkrah LGBT, në fushatë del nga Open Ballkani, në pushtet futet në Open Ballkan, në fushatë me autobus, në pushtet me mercedes, në fushatë thotë nuk më mjafton rroga, në pushtet blejnë kompani me miliona euro", theksoi Mexhiti. 

Ai në fund u shpreh se mashtrimeve u ka ardhur fundi. "Open Ballkani dështoi, sepse ju donit me Sërbinë dhe pa Kosovën, ndërsa me Koalicionin VLEN nuk ka më pa Kosovën dhe as kundër Kosovës", tha ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR