• e hënë, 19 janar 2026

Ivanovi mbajti një fjalim në simpoziumin ndërkombëtar për diplomacinë kulturore në Parlamentin britanik

Ivanovi mbajti një fjalim në simpoziumin ndërkombëtar për diplomacinë kulturore në Parlamentin britanik

 Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar mbi diplomacinë kulturore të organizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore dhe Forumi Skocez. Ngjarja, siç njoftoi Kabineti i tij, u mbajt në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në periudhën nga data 12 deri më 15 janar të vitit 2026.

Në kuadër të vizitës presidenti Ivanov u takua me Nus Gani, nënkryetar i Dhomës së Poshtme  (Deputy Speaker)  të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Ivanovi mbajti një fjalim në sesionin "Diplomacia Kulturore në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Bashkëkohore" (Cultural Diplomacy in Contemporary International Relations), ku iu referua rëndësisë historike të vitit 1776 si viti i lindjes së lirisë politike dhe ekonomike përmes Deklaratës së Pavarësisë dhe veprës së "Pasuria e Popujve" të Adam Smitit. Ai theksoi se liria nuk është një përfitim i fituar përgjithmonë, por një përgjegjësi që kërkon kujdes të vazhdueshëm, besim institucional dhe përfshirje aktive të qytetarëve.

 Liria ekonomike, theksoi Ivanovi, duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme, me qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve, jo thellimin e pabarazive. Në këtë drejtim, ai theksoi se dimensioni moral dhe kulturor të lirisë janë të nevojshme për ruajtjen e dinjitetit njerëzor, me diplomacinë kulturore që luan një rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e dialogut, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në kohë të përçarjeve globale. Sipas tij, është pikërisht përmes kulturës që shtetet e vogla dhe të mesme, si Republika e Maqedonisë, mund të forcojnë dukshmërinë e tyre ndërkombëtare, të tregojnë historinë e tyre dhe të sigurojnë respekt në bashkësinë ndërkombëtare.

 Në kuadër të forumit, Ivanovi mori pjesë edhe në sesionin "Financa, Rezistenca dhe Lidershipi në Qeverisjen e Ekonomive Moderne" (Finance, Resilience and Leadership in Governing Modern Economies).

 Në këtë aktivitet morën pjesë një numër përfaqësuesish të shquar ndërkombëtarë dhe anëtarë të të dy Dhomave të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë: Migel Anhel Moratinos, nënsekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i lartë i Aleancës së Qytetërimeve të KB-së (UNAOC); Baronesata Manzila Udin, anëtare e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar; Irina Bokova, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e UNESKO-s; senatorja Sheri Rehman, ish-ministre për Ndryshime Klimatike të Pakistanit; Nihal Saad, drejtor i UNAOC; Iv Leterm, ish-kryeministër i Belgjikës; Tomas Hendrik Ilves, ish-president i Estonisë; Alfred Guzenbauer, ish-kancelar i Austrisë; Hasan Diab, ish-kryeministër i Libanit; Mohamad Shtaje, ish-kryeministër i Palestinës; Natalia Gavrilica, ish-kryeministre e Moldavisë; dhe Mladen Ivanić, ish-kryesues me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

 Foto: Kabineti i ish-orsidentit të Republikës së Maqedon isë 2009 - 2019, Dr. Gjorge Ivanov

 

QËNDRONI TË LIDHUR