• e martë, 24 dhjetor 2024

Ivanov në Kombet e Bashkuara në takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Moratinos

Ivanov në Kombet e Bashkuara në takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Moratinos

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ish presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë pjesës së dytë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kombet e Bashkuara zhvilloi takim bilateral me  ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe Përfaqësuesin e lartë për Aleancën e civilizimeve në OKB, Miguel Angel Moratinos.

Pas takimi, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, është nëshkruar Marrëveshje për partneritet në kuadër të aktiviteteve të iniciativës së Aleancës së civilizimeve pranë OKB.
 

"Marrëveshja parasheh mundësi për projekte dhe aktivitete të përbashkëta në Maqedoni, por edhe në rajonin më të gjerë. Me këtë marrëveshje “Qendra ndërkombëtare Aleanca e civilizimeve” nga Shkupi u bë edhe partner zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të realizuar prioritetet e përbashkëta të kësaj ideje fisnike", theksohet në kumtesën.
 

Gjatë vizitës në SHBA, ish-presidenti Ivanov mbajti fjalim në panelin me temë “Ndërtimi i Aleancës së civilizimevee në kohë të shqetësuara” në kuadër të takimit të 26-të të nivelit të lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”.

Në fjalimin e tij, presidenti Ivanov iu referua nevojës për veprime konkrete përmes të cilave do të realizohen qëllimet e Aleancës në botë, por edhe në rajonin tonë.

Në këtë kontekst, Ivanov theksoi përfitimet e projekteve kryesore të Qendrës ndërkombëtare "Aleanca e civilizimeve" në Shkup, si Shkolla për liderë të rinj dhe Forumi për diplomaci kulturore.
 

Takimi i njëzetegjashtë i nivelit të lartë i Qendrës Ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi" u mbajt në Nju-Jork nga 19 deri më 21 shtator me temën "Formimi i së ardhmes: Rinovimi i multilateralizmit". ls/

Foto: Kabineti i ish presidentit të Republikës së Maqedonisë 2009 - 2019, dr. Gjorge Ivanov

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR