• e hënë, 23 dhjetor 2024

ITSHKSH: Vdekja e Lindita Ahmetit, humbje e madhe për shkencën dhe letërsinë

ITSHKSH: Vdekja e Lindita Ahmetit, humbje e madhe për shkencën dhe letërsinë

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) – Mbrëmë ndërroi jetë punëtorja shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, studiuesja dhe poetja e përmasave mbarëkombëtare, Mr. Lindita
Ahmeti.

Është kjo një humbje shumë e madhe jo vetëm se për familjen, por edhe për Institutin tonë dhe gjithë komunitetit artistik dhe shkencor shqiptar.

Lindita do të kujtohet si një kolege dhe punëtore e zellshme, si një nga studiueset më të dalluara në sferën e studimeve klasike, një poete me stil të veçantë në krijimin e narracionit artistik dhe si një përkthyese
e shkëlqyer nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas.

Ishte autore e dhjetëra përmbledhjeve poetike, përkthimeve dhe punimeve shkencore. Kreu Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Cirili e Metodi” në Shkup, Katedra e Filologjisë Antike, magjistroi në Institutin
për Filologji Klasike me temë “Erosi e Amori si paradigma në lirikën antike”, ndërsa ishte duke kryer studimet e doktoratës poashtu në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup.

Ishte fituese e disa çmimeve të rëndësishme në letërsi, ndërsa vitin e kaluar u nderua me çmimin e madh shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori”.

Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, në emër të të gjithë punëtorëve të Institutit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Ahmeti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

 

QËNDRONI TË LIDHUR