• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ist Gejt Moll: Janë siguruar të gjitha masat dhe qendra tregtare vazhdoi me punë

Ist Gejt Moll: Janë siguruar të gjitha masat dhe qendra tregtare vazhdoi me punë

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - "Ist Gejt Moll" lidhur me incidentin që ndodhi sot rreth orës 16:00 në garazhat e qendrës tregtare, e informoi opinionin se në pajtim me skenarët e konfirmuar të sigurisë dhe protokolleve për punë janë siguruar të gjitha masat e nevojshme që qendra tregtare të vazhdojë normalisht me punë.

"Në pajtim me informatat me të cilat disponojmë për momentin, bëhet fjalë për incident të izoluar dhe nuk është i lidhur me sigurinë e prëgjithshme të vizitorëve në qendrën tregtare. Ekspertiza e shërbimeve kompetente tashmë ka përfunduar dhe qendra tregtare vazhdon të punojë me regjimin e rregullt të punës. Në qendrën tregtare funksionojnë disa sisteme me të cilat mbulohet siguria e vizitprëve prëfshirë edhe sigurimin e vazhdueshëm fizik dhe monitorimi tërësisht është i sigurt për vizitorët", theksojnë nga "Ist gejt Moll". ab/

 Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR