• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISSHSH: Inspektime të jashtëzakonshme në shkollat, ​​ku ka raportime për salmonelë

ISSHSH: Inspektime të jashtëzakonshme në shkollat, ​​ku ka raportime për salmonelë

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror (ISHSSH) gjatë ditës në bashkëpunim me përfaqësues të Institutit për shëndet publik, qendrës për shëndet publik dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, kryen ispektime të jashtëzakonshme në shkolla, ku ka raportime për sëmundje me salomonelë. 

ISSHSH njoftoi se po monitoron gjendjen sanitare, higjienike dhe epidemiologjike në objekte, zbulimi i burimi të infektimit dhe ndërprerje të zinxhirit të transmetimit të sëmundjës infektive.

Inspektorati dje është njoftuar nga Qendra për shëndet publik - Shkup se në repartin për epidemiologji janë pranuar shtatë raporte për sëmundje infektive me Dg. Salmonellozis tek nxënësit që ndjekin mësimin në tri shkolla fillore në territorin e komunës së Karposhit dhe atë: SHFK Vllado Tasevski, SHFK Vojdan Çernodrinski dhe SHFK Jan Amos Komenski. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR