• e diel, 22 dhjetor 2024

ISHSSH do të kryejë mbikëqyrje inspektuese për foshnjën e vdekur nga sepsa

ISHSSH do të kryejë mbikëqyrje inspektuese për foshnjën e vdekur nga sepsa

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor do të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Spitalin e Prilepit lidhur me vdekjen e foshnjës e cila ndërroi jetë nga sepse, konfirmoi sot në deklaratë për gazetarët ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

"Menjëherë sot inicova si ministër në Ministri, do të shkojë Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe do të ketë komision profesional. Tani e tutje nuk do të ketë dyshime për asnjë rast, gjithçka do të[ zgjidhim deri në fund siç duhet", tha në pyetje të gazetarëve Mexhiti pas vizitës në IPSH Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve, me rastin e promovimit të sensorëve të rinj për matje të glikemisë.

Foshnja kishte lindur në spitlain e Prilepit, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ku kishte ndërruar jetë pas një jave.

Ai me atë rast sërish i bëri thirrje Prokurorisë se është koha e fundit tashmë të dalin me emër dhe me mbiemër lidhur me skandalin me Onkologjinë.

"Nuk do të lejojmë tashmë të nxihet manteli i bardhë, edhe ata dolën me kumtesë të mos e prëdorim për çëllime politike. Unë nuk jam politikan, unë jam mjek, edhe unë jam njeri, para së gjithash, edhe unë jam ministër i Shëndetësisë dhe prandaj do të kërkoj llogari nga të gjitha institucionet. I bëj thirrje Prokurorisë të dalë konkretisht me emër dhe mbiemër. mendoj se tashmë është koha e fundit, tejet shumë po zgjat ky proces", tha Mexhiti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR