• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish-shefi i IDF-së nuk beson se Netanjahu do të arrijë t'i kthejë pengjet

Ish-shefi i IDF-së nuk beson se Netanjahu do të arrijë t'i kthejë pengjet

Tel-Aviv, 8 tetor 2024 (MIA) - Ish-shefi i Shtatmadhorisë së IDF-së, Jair Golan deklaroi se nuk beson që qeveria izraelite po bën mjaftueshëm për t'i kthyer pengjet, të marra nga Hamasi.

Gjeneral-majori Golan tani është pjesë e politikës izraelite dhe është kryetar i partisë Demokratët progresivë. Ai bën thirrje për zgjehdje të reja, për të cilat konsideron se duhet të mbahen "sa më parë".

"Nuk kam përshtypje se qeveria izraelite po tenton aq shumë t'i lirojë pengjet. Por, mund t'ju them se me lirimin e të gjitha pengjeve, do të mund të arrijmë ndërprerje të zjarrit në jug. Me ndërprerjen e zjarrit në jug, do të mund të vazhdojmë me ndërprerje të zjarrit në veri, ndërsa me ndërprerjen e zjarrit në të dy frontet, do të mund ta fillojmë në prëgjithësi procesin e shumënevojshëm të rikuperimit të shoqërisë izraelite", pohon Golan.

Në ypetjen nëse mendon se Benjamin Netanjahu tashmë është dashur të arrijë marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Gazë, gjeneral-majori Golan nuk ka mendim pozitiv.

"Për fat të keq, nuk i besoj Benjamin netanjahut. Nuk i besoj IDF-së", tha Golan për Netanjahun, i cili po përballet me akuza për korrupsion dhe minim të demorkacisë në vend para fillimit të luftës në Gazë para një viti.

"Kam besim në shoqërinë izraelite. kam besim në qytetarët izraelitë, qytetarë të mrekullueshëm të cilët arritën të rikuperohen në mënyrë shumë impresive", konkludoi Golan. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR