• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISHP konstaton parregullsi në shpalljet dhe procedurat për punësim në M-NAV

ISHP konstaton parregullsi në shpalljet dhe procedurat për punësim në M-NAV

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Tre inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) pas mbikëqyrjes dyjavore të katër konkurseve për punësim në M-NAV kanë konstatuar parregullsi. Gjatë mbikëqyrjes, theks i veçantë i është vënë ligjshmërisë së procedurave të punësimit pas katër shpalljeve publike, thuhet në deklaratën e publikuar sot nga ISHP-ja. Parregullsi ka, thuhet në njoftim, gjatë një interviste për konkursin të publikuar në gusht të vitit 2023.

"Punëdhënësi nuk ka dorëzuar dëshmi me shkrim për një intervistë të zhvilluar me kandidatët nga faza e dytë e shpalljes së publikuar 2/2023, gjë që është në kundërshtim me nenin 23 paragrafi 1 paragrafi 2 i Ligjit për Marrëdhënie pune", thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Inspektorët e punës kanë konstatuar edhe parregullsi nga ana e punëdhënësit në shpalljen numër dy të publikuar në dhjetor të vitit 2023, në të cilën kërkohet plotësimi i gjithsej 11 realizuesve në M-NAV.

Në njoftimin e Inspektoratit shtetërorë të punës thuhet edhe se punëdhënësi pa bazë ka anuluar vendimet e katër kandidatëve për vendin e punës si student inxhinier dhe student teknik, pavarësisht se ai mund të kishte zbatuar një procedurë ligjore për punësim në vitin fiskal të vitit 2024.

"Punëdhënësi ka raportuar punësimin e një pjese të punëtorëve më 29.12.2023, pra në të njëjtën ditë kur punëtori duhet të fillojë punën, gjë që është në kundërshtim me nenin 13 paragrafi (3) nga Ligji për Marrëdhënie pune", kanë konstatuar në raport inspektorët e ISHP-së. 

Theksojnë se afati për shpalljen e konkursit për pozitën Konsulent kontabilistit të pavarur me futjen e tij në sistemin elektronik të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut është tre ditë, pavarësisht se punëdhënësi ka caktuar afat prej dhjetë ditësh, me çka, shpallja e publikuar në APRMV është në kundërshtim për nga kohëzgjatja me shpalljen e publikuar nga punëdhënësi. Gjatë mbikëqyrjes, inspektorët konstatuan gjithashtu se deri në ditën e mbikëqyrjes nga punëdhënësi dhe APRMV nuk është bërë korrigjim për pozicionin e punës për të cilin kandidati është regjistruar në formularin M1/M2, i cili ndryshon nga pozicioni i punës për të cilin kandidati ka lidhur kontratë pune me punëdhënësin. Punëdhënësi ka paraqitur një kërkesë urgjente në APRMV dhe nuk është vepruar sipas saj.

Inspektorati Shtetëror i Punës sot përmes një komunikate për media ka njoftuar se për parregullsitë e konstatuara do të shqiptohet gjobë prej 600 euro për personin juridik dhe 400 euro për personat përgjegjës individualisht për parregullsitë e konstatuara.

Pas aplikimit për punën e sindikatës së M-NAV-së është bërë mbikëqyrja e Sindikatës së Pavarur të Trafikut dhe Lidhjeve Mralino Ilinden. Mbikëqyrja është bërë në prani të kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski. Sipas raportit, nuk janë konstatuar parregullsi dhe nga ana e inspektorëve është konstatuar gjendja faktike, ndërsa sipas të cilës Shoqëria Aksionare M-NAV SHA Shkup, më 12.04.2022, ka lidhur marrëveshje me Sindikatën profesionale të kontrollorëve të trafikut ajror-SKTA-në për të cilën kanë arritur marrëveshje lidhur me dinamikën e kthimit të mjeteve të mbajtura nga punëtorët për vitet 2020, 2021 dhe 2022, pëlqimin për ndryshimin e sistemimit të vendeve të punës tek punëdhënësi, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Në raportin që është dorëzuar në media, thuhet se edhe deri në ditën e inspektimit, ndonëse nga ana e sindikata grevës i ishte paralajmëruar disa herë me shkrim punëdhënësit, ajo nuk kishte filluar asnjëherë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR