• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish-kryeministri moldav akuzohet për keqpërdorim të autorizimeve

Ish-kryeministri moldav akuzohet për keqpërdorim të autorizimeve

Kishinau, 3 maj 2023 (MIA) - Ish-kryeministri i Moldavisë, Jurij Lanca është akuzuar për keqpërdorim të autorizimeve lidhur me koncesionin që i dha kontrollin e aeroportit kryesor të vendit një biznesmeni që tani është në mërgim, kumtoi kreu i prokurorisë moldave anti-korrupsion Veronika Dragalin.

Dragalin theksoi se ish-ministri i ekonomisë dhe gjashtë ish-zyrtarë të tjerë, gjithashtu do të përballen me akuza të ngjashme në një vepër penale që ajo tha se ishte sjellë në gjykatë.

Таа додаде дека сите обвинети се изјасниле за невини.

Koncesioni prej vitit 2013 ia dorëzoi kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kishinaut me mandat 49-vjeçar një kompanie të lidhur me politikanin dhe biznesmenin Ilan Shor, i cili u largua nga Moldavia në vitin 2019 pas zgjedhjes së Presidentes Maja Sandu.

Gjykata e Apelit në nentor të vitit 2022 vendosi që kontrolli i aeroportit duhet t'i kthehet shtetit. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR