• e premte, 05 dhjetor 2025

Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbetet në paraburgim

Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbetet në paraburgim

Tiranë, 17 korrik 2025 (MIA) - Ish presidenti i Shqipërisë dhe lider i Partisë së Lirisë në opozitë, Ilir Meta mbetet në paraburgim pasi që sot dhe Gjykata speciale e apelit hodhi poshtë kërkesën e tij për masë më të butë.

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij Kujtim Çakrani. Në seancë, dy prokurorët special, Arben Kraja dhe Sotir Klapi, kërkuan vazhdimin e masës së shqiptuar kundër Metës i cili është në paraburgim që nga shkurti i këtij viti, gjë që u pranua.

Kjo nuk është hera e parë që Meta ka kërkuar masë më të butë, por të gjitha shkallët e gjykatës duke përfshirë edhe Gjykatën Supreme i kanë refuzuar kërkesat. Ai ka paraqitur dhe një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për një masë sigurie më të butë dhe pretendimet për shkelje të ligjit në procesin kundër tij për të cilat pritet një datë për shqyrtim.

Meta (56), presidenti i Shqipërisë ka qenë në periudhën gjatë vitit 2017 deri në vitin 2022 ku erdhi nga funksioni i kryetarit të parlamentit. Më herët ai ishte edhe ministër i Ekonomisë dhe i Punëve të Jashtme.

Pas vendimit të gjykatës, Meta menjëherë reagoi në Fejsbuk ku shkroi "Asnjë zhgënjim nga telenovela - drejtësi me regji". rq/

Foto: Meta FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR