• e enjte, 06 mars 2025

Iseni: MPB-ja dhe Kryqi i Kuq - partneritet i konfirmuar përmes bashkëpunimit të përbashkët me dekada

Iseni: MPB-ja dhe Kryqi i Kuq - partneritet i konfirmuar përmes bashkëpunimit të përbashkët me dekada

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku  këtë vit mbështetëse  është presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.

 

Siç informoi MPB-ja, gjatë ndarjes së plaketës jubilare  për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryqit të Kuq, Iseni theksoi përkushtimin e pjesëtarëve të policisë dhe të Kryqit të Kuq në detyrat humanitare.

"Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme së bashku me anëtarët dhe aktivistët e Kryqit të Kuq  gjatë këttyre viteve kanë qenë dhe gjithsesi  do të mbeten plotësisht të përkushtuar dhe të afërt në të gjitha aktivitetet ku humaniteti dhe ndihma kërkojnë veprim në kohë dhe efikas", theksoi zëvendësministri.

 

Iseni theksoi se "natyra e kompetencave të përbashkëta të dy institucioneve kërkon ndërtimin e bashkëpunimit të përbashkët, komunikimit, sistemeve dhe koncepteve që do të jenë në ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për situata krize të çfarëdo llok karakteri".

 Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

QËNDRONI TË LIDHUR