• e premte, 05 dhjetor 2025

Isak pret transferimin te Liverpuli

Isak pret transferimin te Liverpuli

San Sebastian, 31 korrik 2025 (MIA) - Sipas mediave britanike, futbollisti i Njukasllit, Aleksander Isak po stërvitet me ish klubin e tij Real Sosiedad, derisa mbetet e pasigurt e ardhma e tij te Njukaslli. Reprezentuesi suedez është në vitin e fundit të kontratës me klubin e tij, por ka kërkuar transferimin në mënyrë që t'i bashkohet radhëve të kampionëve të Premier ligës, Liverpulit.

Isak për shkak të një lëndimi nuk udhëtoi me klubin në përgatitjet në Singapor. Madje, ai nuk vazhdoi të stërvitet te Njukaslli, por shkoi në Spanjë te ish klubi i tij, Real Sosiedad ku luajti deri në vitin 2022. Klubi spanjoll ka të drejtë gjithashtu për 10 për qind të transferimit të ardhshëm të Isakut.

Për transferimin e Isakut interesim ka pasur edhe nga klube të tjera, para së gjithash Al Hilal, por lojtari e bëri të qartë se donte të kalonte vetëm në skuadrën nga Anfild.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR