IRL për "Gjaku i papastër" fitues i çmimit për gazetari investigative të SHGM-së
- Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i ndau çmimet vjetore të gazetarisë. Çmimi i gazetarisë investigative "Jashar Erebala" e fitoi Laboratorin për Raportimin Investigativ për "Gjaku i papastër".
Çmimi për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale i takoi Adnan Qairit nga Alsat.
Çmime speciale për gazetari hulumtuese iu ndanë Frosina Dimeskës, Irena Mulaçkës, Martin Pushevskit, Petar Klinçarskit dhe pllakë mori Kristina Atovska.
Në konkursin vjetor të çmimeve të SHGM-së, këtë vit erdhën 17 tregime për gazetarinë hulumtuese për çmimin "Jashar Erebara", 18 për tema me rëndësi lokale dhe rajonale, si dhe shtatë për veprën jetësore "Kërste Petkov Misirkov".
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Mlladen Çadikovski theksoi se në konkursin për çmime janë regjistruar 42 kandidatë, gjë që tregon se ka ende shumë histori që presin të publikohen dhe të tregohen.
"Jetojmë në një shoqëri ku politikanët e bëjnë veten yje dhe për këtë harrojmë se ata nuk janë vetëm të pranishëm këtu dhe se vendi ynë ka shumë për të ofruar, ndërsa qytetarët kanë të drejtë t'i dinë ato histori. Është përgjegjësi e madhe të informohen qytetarët dhe akoma më e madhe të jemi në shërbim të tyre", tha Çadikovski.
Ne jemi krijuesit e opinionit publik, shtoi ai, duke theksuar se gazetarët duhet të gërmojnë më thellë dhe të gjejnë burimin e historisë dhe të vazhdojnë të publikojnë dhe punojnë derisa të gjendet një zgjidhje.
Çadikovski ishte i vendosur që duhet të krijojmë kushte për punë për gazetarët e rinj, aty ku ne do të ndalemi.
Për shkak të rrëfimeve të shkëlqyera, shtoi ai, Komisioni vendosi të ndajë edhe katër mirënjohje dhe një pllakë për kontribut të veçantë në gazetarinë profesionale.
Kryetare e Komisionit për ndarjen e çmimit për tregimin më të mirë hulumtues ishte fituesja e vitit të kaluar, Sonja Kolevska - Delevska, ndërsa anëtarë ishin Sreko Popovski dhe Riad Murati.
Foto: MIA