• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Irani dhe Libani bënë thirrje për takim urgjent të vendeve Islamike 

Irani dhe Libani bënë thirrje për takim urgjent të vendeve Islamike 

 Bejrut, 13 tetor 2023 (MIA) - Krimet e luftës të regjimit izraelit kundër popullit palestinez duhet të ndalohen urgjentisht, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Hosein.

 Ai, në një konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Libanit Abdulla Buhabib në Bejrut, tha se është rënë dakord që urgjentisht të mbahet një takim i vendeve Islamike me qëllim, siç tha,  "të ndalohet krimi mbi njerëzit e pafajshëm".  

 Amirabdolahian theksoi se SHBA-ja  me dërgoimin  e mesazhe të ndryshme deri te të dyja palët bëjnë thirrje për përmbajtje, ndërsa njëkohësisht dërgojnë armë për Izraelin.

"Regjimi kriminal i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu është i përfshirë në vrasjen e grave dhe fëmijëve palestineze në Gazë. SHBA-ja nuk mund të dërgojë armë dhe bomba për t'i vrarë palestinezët me njërën dorë, ndërsa me tjetrën u bëjnë thirrje të dyja palëve  për përmbajtje", deklaroi ai.

Buhabid, ndërkaq, theksoi se të gjithë duhet të bëjnë presion mbi Izraelin për t'i dhënë fund luftës dhe stabiliteti në rajon, siç theksoi, mund të arrihet vetëm me një zgjidhje të drejtë për Palestinën. Shtoi se ka biseduar me homologun e tij iranian për parandalimin e përshkallëzimit të luftës. si/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR