IOM: Bilanci i ri - Më shumë se 670 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Papa Guinea e Re
- - Më shumë se 670 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në Papa Guinea e Re, sipas vlerësimeve të reja të Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).
- Post By Fitore Curri
- 12:11, 26 maj, 2024
Port Morsbi, 26 maj 2024 (MIA) - Më shumë se 670 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në Papa Guinea e Re, sipas vlerësimeve të reja të Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).
Shefi i misionit të agjencisë për emigrim në KB në shtetin ishull në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, Serhan Aktoprak, deklaroi sot se bilanci i shqyrtuar i të vdekurve janë bazë e llogaritjeve të autoriteteve në fshatin Xhambali dhe provincën Enga, ku më shumë se 150 shtëpi ishin bllokuar nga rrëshqitja e dheut të premten.
Vlerësimi paraprak ishte se 60 shtëpi ishin goditur nga rrëshqitja e dheut. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s