• e hënë, 23 dhjetor 2024

Inzagi pret ndeshje të vështirë kundër Atletikos në Madrid

Inzagi pret ndeshje të vështirë kundër Atletikos në Madrid

Madrid, 13 mars 2024 (MIA) -  Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka siguruar se ekipi i tij nuk do të mbështetet në epërsinë prej 1:0 në ndeshjen e parë  kundër Atletiko Madridit në revanshin e 1/8-të të Ligës së Kampionëve në kryeqytetin spanjoll.

 "E dimë pa dyshim se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme në një stadium ku Atletiko ka 13 fitore dhe një barazim këtë sezon në La Ligë. Netët në Ligën e Kampionëve janë të veçanta dhe duam të bëjmë më të mirën që ta vazhdojmë këtë rrugëtim. Kemi një avantazh të lehtë nga ndeshja e parë, por do të përpiqemi ta harrojmë këtë dhe të pranojmë se në momente Atletiko tregoi se çfarë mund të bëjë në San Siro", tha Inzagi për Skaj Sport Italia.

 Përsa i përket paraqitjeve gjatë gjithë sezonit, italiani është i mendimit se bëjnë mirë si ndaj atyre që presin dhe mbrojnë, ashtu edhe ndaj atyre që janë më agresivë.

"Nuk e dimë se çfarë do të bëjë Atletiko, ata duan të ndryshojnë qasjen e tyre, mund të luajnë 3-5-2 dhe 4-4-2 dhe kanë lojtarë me cilësi të madhe. Mendoj se sistemet bëjnë diferencën, por mënyra sesi lojtarët e interpretojnë lojën", theksoi ai.

 Në fund ka lavdëruar trajnerin e "jorganxhinjve", Diego Simeone.

 "Të gjithë e dimë se çfarë është Atletiko. Çolo është një trajner i shkëlqyer, ai ishte një bashkëlojtar i shkëlqyer dhe mbetet një mik", përfundoi Inzagi

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR