• e mërkurë, 03 korrik 2024

Inzagi: Për dy vite e gjysmë fituam pesë trofe dhe luajtëm në Ligën e kampionëve

Inzagi: Për dy vite e gjysmë fituam pesë trofe dhe luajtëm në Ligën e kampionëve

Milano, 29 shkurt 2024 (MIA) – Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka lavdëruar skuadrën e tij pas fitores së mbrëmshme ndaj Atalantës, duke theksuar sukseset e viteve të fundit.

"Mundëm Atalantën ku edhe një herë dëshmuam se jemi në formë. Skuadra po luan mirë dhe kjo nuk mund të mohohet. Po luajmë mirë tashmë dy vite e gjysmë. Kemi fituar pesë trofe, kemi luajtur në finalen e Ligës së kampionëve, ndërsa në sezonin vijues kemi një epërsi solide në vendin e parë. E dimë që në janar ishim afër me Juventusin. E kemi rritur diferencën për një muaj, por mund të humbet sërish në të njëjtën periudhë kohore. Asgjë nuk ka mbaruar. Duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur", tha Inzagi.

Interi ka qenë kampion i Italisë në sezonin 2020/21, fitoi Kupën e Italisë në vitin 2022 dhe 2023 dhe Superkupën e Italisë po të njëjtin vit.

Në sezonin që po vijon, “neroazurët” janë në krye të tabelës në Serinë A me gjithsej 69 pikë pas 26 xhirove të luajtura.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR