• e mërkurë, 09 korrik 2025

Inzagi për barazimin me Realin: U përballëm kundër ekipit që është ndër tre më të mirët në botë

Inzagi për barazimin me Realin: U përballëm kundër ekipit që është ndër tre më të mirët në botë

Majami, 19 qershor 2025 (MIA) - Trajneri i Al Hilal, Simone Inzagi reflektoi mbi barazimin me Real Madridin (1:1) mbrëmë në ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Botëror për Klubet. 

"Ishte ndeshje e mirë. Ekipi im u paraqit shkëlqyeshëm, luajtëm me organizim. Luajtëm si ekip, të gjithë së bashku. U përballëm kundër Madridit, që është ndër tre ekipet më të mira në botë. Nuk mund të kërkoja më shumë", deklaroi Inzagi për "Mundo Deportivo". 

Në ndeshjen e radhës të Kampionatit Botërorë për Klube në vititn 2025, Al-Hilal do të përballet me Salcburgun austriak më 23 qershor. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR