Inzagi: Milani luajti më mirë se Interi, ne nuk ishim të kompletuar
- Trajneri i Interit, Simone Inzagi i ceki shkaqet për humbjen e ekipit të tij në derbin e qytetit me Milanin.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:50, 23 shtator, 2024
Milano, 23 shtator 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi i ceki shkaqet për humbjen e ekipit të tij në derbin e qytetit me Milanin.
Interi mbrëmë si nikoqir humbi nga Milani me 1:2 në ndeshjen e xhiros së pestë të kampionatit italian të futbollit.
"Milani, gjithsesi, është ekip i mirë. Ata luajtën më mirë se ne dhe merituan të fitojnë. Patëm qasje të gabuar, nuk ishim ekip i kompletuar - kjo ndodhë rrallë. Asnjërën gjysmëlojë nuk e filluam me qëndrimin që duhet ta kemi dhe tentova të bëj disa ndryshime, por as kjo nuk ndihmoi", deklaroi Inzagi për "Football Italia".
Trajneri shtoi se lojtarët sollën vendime të këqija në këtë ndeshje, edhe kur ishin në posedim të topit, edhe pa top.
"Duhej të bënim më shumë dhe unë si trajner e marr prëgjegjësinë", shtoi ai.
Interi me tetë pikë ndodhet në vendin e gjashtë, Milani ështl i shtati gjithshtu me tetë pikë.
Në xhiron e ardhshme të Serie A, të zgjedhurit e Inzagit do të luajnë kundër Udinezes më 28 shtator. ab/
Foto: ЕPА