Inzagi: E dinim se do të duhet përpjekje maksimale për të pasur një ndeshje të shkëlqyer kundër Sitit
- Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka dhënë përshtypjet e tij për barazimin me Mançester Sitin (0:0) në xhiron e parë të turneut kryesor në Ligën e kampionëve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:35, 19 shtator, 2024
Mançester, 19 shtator 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka dhënë përshtypjet e tij për barazimin me Mançester Sitin (0:0) në xhiron e parë të turneut kryesor në Ligën e kampionëve.
"Në zhveshtore thashë: “Ju lumtë djema". Ata luajtën në nivelin më të lartë. I luta të luanin pikërisht ashtu siç luajtën së fundmi. Të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë Mançester Siti dhe ishim të vetëdijshëm se duhet përpjekje maksimale për të luajtur mirë. Dhe ia dolëm. Më shqetësoi më shumë që Mihtarian nuk shënoi gol. Mendova se do të realizojë”, citon Inzagin Pres shërbimi i UEFA-s.
Në xhiron e dytë, Siti më 1 tetor do të jetë mysafir i Slovanit, ndërsa Interi do të përballet me Cërvena Zvezdën.
Foto: EPA