Inzagi: Duhet të jemi krenarë për paraqitjen tonë në Ligën e Kampionëve
- Trajneri i Interit, Simone Inzagi pas humbjes nga Atletiko Madridit në penallti, ku ekipi i tij u eliminua në 1/16 në Ligën e Kampionëve, para mediave deklaroi se nuk është mësuar të humbasë, por se duhet të jenë krenarë për paraqitjen në Ligën e Kampionëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:21, 14 mars, 2024
Madrid, 14 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi pas humbjes nga Atletiko Madridit në penallti, ku ekipi i tij u eliminua në 1/16 në Ligën e Kampionëve, para mediave deklaroi se nuk është mësuar të humbasë, por se duhet të jenë krenarë për paraqitjen në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte humbja e parë për "neroazurët" në 14 ndeshjet e fundit, por mjaft e dhimbshme. Trajneri pranoi edhe se do të jetë e vështirë të gëlltitet ajo që ndodhi.
"Natyrisht jemi të zhgënjyer për të gjithë që janë të lidhur me Interin. Duhet të jemi krenarë për paraqitjen tonë në Ligën e Kampionëve. Kemi mundur më mirë në pjesën e dytë. Në kohën shtesë kishim më shumë energji, por fatkeqësisht bëmë shumë gabime. Pas golit të Dimarkos gjërat dukej se ishin në duart tona, por ata shpejt barazuan gjë që u dha atyre energji dhe vetëbesim shtesë. Në këtë ndihmuan edhe tifozët. Duhej të ishim më mirë në atë moment dhe ta ruanim epërsinë më gjatë", deklaeroi Inzagi.
Ai shtoi se nuk është i zemëruar me lojtarët e tij dhe se ata duhet të jenë krenarë për atë që kanë arritur.
"Jemi të vetëdijshëm se detajet e vogla e bëjnë diferencën dhe në këtë nivel çdo gjë mund të ndodhë", shtoi eksperti.
Foto: Arkivi