Inzagi: Dëshiroj që e gjithë përbërja aktuale të mbetet edhe për sezonin e ardhshëm
- Trajneri i Interit, Simone inzagi, ka shfaqur shpresë se klubi do të jetë në gjendje të mbajë lojtarët kryesorë në sezonin e ri.
- Post By Fami Bajrami
- 15:10, 5 maj, 2024

Milano, 5 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone inzagi, ka shfaqur shpresë se klubi do të jetë në gjendje të mbajë lojtarët kryesorë në sezonin e ri.
Gjatë kësaj sezone "zi-kaltrit" fituan bindshëm titullin e tyre në Serinë "A", me vetëm dy humbje në 35 ndeshje të dyja kundër Sasuolos ku i dyti ishte mbrëmë.
"Tashmë kam biseduar me drejtuesit dhe thash se dëshiroj që të gjithë nga skuadra aktuale të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm. Duke pasur parasysh sa ndeshje duhet të luajmë, na duhet një skuadër më e madhe, jo më e shkurtë", kumtoi Inzagi i cili e bëri interin kampion në pesë xhirot e para fundit të kampionatit italian. rq/
Foto: arkivi i MIA-s