Intervistë e ministrit Mucunski për servisin më të madh publik në Australi – SBS
- KUMTESË

Shkup, 18 shkurt 2025
Në kuadër të vizitës së tij në Australi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dha dy intervista për servisin më të madh publik australian, SBS, në gjuhën maqedonase dhe angleze.
Në bisedimet, ministri Mucunski shprehu kënaqësinë që është ministri i parë që ka bërë vizitë zyrtare pune në Australi pas gjithsej 15 viteve, që, siç theksoi, është edhe një dëshmi për kujdesin që Qeveria e re i kushton rinovimit dhe forcimit të marrëdhënieve me diasporën e Maqedonisë. Kjo vizitë, shtoi ai, përkon me një përvjetor të rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Në intervistat, ministri Mucunski ka folur për prioritetet e Qeverisë së re të Maqedonisë në politikën e jashtme.
“Në pjesën e politikës së jashtme, do të thoja se kemi tre konstante kyçe. Së pari, ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Së dyti, ne jemi një vend që aspiron të bëhet anëtar i plotë i BE-së dhe jemi të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Dhe së treti, ne jemi një nga vendet e pakta që kemi një partneritet strategjik me SHBA-në. Dhe mendoj se në të tria pozitat kyçe nuk ka asnjë lëshim nga qëndrimet e Australisë”, tha ministri Mucunski.
Ai po ashtu theksoi se, si ministri me kompetenca të zgjeruara është e një rëndësie të veçantë rritja e vëllimit të tregtisë së jashtme, intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh, ekonomik dhe politik me qendrat kryesore politike, si dhe forcimi i marrëdhënieve me diasporën e Maqedonisë në mbarë botën.
Ministri Mucunski informoi edhe për takimet e mbajtura dypalëshe të nivelit të lartë politik me ministren e e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong, ministrin "në hije" të Punëve të Jashtme, David Koleman, si dhe me grupin parlamentar për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Në këto takime, siç theksoi, u ndanë pikëpamje të përbashkëta për sfidat globale dhe lidhjen e zhvillimeve në Indo-Paqësorin dhe Australinë dhe situatën e sigurisë në kontinentin evropian.
Në intervistën, ministri Mucunski iu referua edhe sfidave aktuale gjeopolitike, duke theksuar:
"Disa mund t'i konsiderojnë metodat e administratës së re amerikane jokonvencionale, por ne duhet të pyesim veten - çfarë na ka sjellë deri tani diplomacia konvencionale?" Na ka sjellë më shumë luftëra dhe më shumë konflikte. Ne kemi parë, veçanërisht ditët e fundit, një angazhim efektiv të Presidentit Tramp dhe administratës së tij, si dhe pritjen pozitive të këtij angazhimi nga Presidenti Zelenski”, tha ministri Mucunski.
Vizita në Australi, sipas ministrit Mucunski, paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe në avancimin e lidhjeve me diasporën e Maqedonisë, e cila, siç theksoi, është urë kyçe e miqësisë mes dy vendeve.
Link në publikimin në rrjetet sociale https://www.facebook.com/share/v/1Dd6T8MMHJ/
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme