• e hënë, 23 dhjetor 2024

Interi dëshiron ta huazojë Kiezën nga Liverpulli

Interi dëshiron ta huazojë Kiezën nga Liverpulli

Milano, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kampioni evropian në reprezentacionin italian dhe lojtar mesfushor i Liverpullit, Federiko Kieza mund të kthehet në atdheun e tij në janar, transmeton "Tuttosport".

Interi planifikon ta huazojë mesfushorin 27-vjeçar në janar të vitit 2025 deri në fund të sezonit me opsionin për blerje të njëpasnjëshme.

Iniciativa për transfer të Kiezës është e kreut të klubit të "neuroazurëve", Xhuzepe Marota, i cili paraprakisht bashkëpunoi me futbollistin e Juventusit.

Kieza verën e kalaur u shpërngul nga Juventusi në Liverpull, por deri më tani ka luajtur në vetëm tre ndeshje për ekipin e tij.

Kontrata e lojtarit me Liverpullin është deri më 30 qershor të vitit 2028. Para se të shpërngulet në Juventus (në fillim atje ishte i huazuar), Kieza luajti për Fiorentinën. Si pjesë e ekipit nga Torino, luajti 131 ndeshje, shënoi 32 gola dhe realizoi 23 asisitime. Në vitin 2021, Kieza e fitoi Kampionatin evropian si pjesë e reprezentacionit të italisë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR