• e premte, 28 qershor 2024

Interi është ekip drejtues në Evropë në tre tregues të rëndësishëm

Interi është ekip drejtues në Evropë në tre tregues të rëndësishëm

Milan, 29 shkurt 2024 (MIA) - Interi po marshon me besim drejt titullit të 20-të të kampionatit italian. Me një fitore 4-0 ndaj Atalantës, "nerazurët" janë tani 12 pikë përpara Juventusit të vendit të dytë me 12 raunde deri në fund të sezonit në Seria "A".

Pas suksesit të madh të "Xhuzepe Meaca", ekipi i Simone Inzagit ka kaluar Liverpullin dhe Baern Mynihin si ekipin me më shumë gola të shënuar në top 5 ligat e Evropës.

Interi ka shënuar 67 gola, ndërsa “të kuqtë” dhe bavarezët kanë nga 63.

"Nerazurrët" gjithashtu kanë më pak gola të pësuar nga çdo ekip në ligat kryesore - 12, dhe gjithashtu kanë më shumë pikë - 69.

Për më tepër, gjigantët italianë kanë arritur diçka që nuk e kanë bërë kurrë në historinë e tyre, pasi kanë fituar secilën nga 8 ndeshjet e tyre në ligë që nga fillimi i vitit 2024. ls/

Foto: Fejsbuk/ Inter

 

QËNDRONI TË LIDHUR