Interesim i madh për bileta për Kupën e botës 2026
- Edhe pse deri te fillimi i Kupës së botës 2026 ka edhe nëntë muaj, midis tifozëve të futbollit në botën ka interesim të mëdha për bileta, siç shihet nga numri i aplikimeve të paraqitura për fazën e parë të shitjeve.
- Post By Fami Bajrami
- 11:07, 12 shtator, 2025
Cyrih, 12 shtator 2025 (MIA) – Edhe pse deri te fillimi i Kupës së botës 2026 ka edhe nëntë muaj, midis tifozëve të futbollit në botën ka interesim të mëdha për bileta, siç shihet nga numri i aplikimeve të paraqitura për fazën e parë të shitjeve.
Në 24 orët e para kanë arrit 1.5 milion aplikime nga e gjithë bota, njoftoi sot FIFA.
Numri më i madh i aplikimeve kanë arrit nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja të cilët janë nikoqir të kësaj ngjarje botërore, ku vijojnë tifozët nga Argjentina, Kolumbia, Brazili, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Gjermania.
Kush do të ketë mundësinë të blejë biletë do të vendoset sipas shortit, ndërsa aplikimet për fazën e parë të shitjes së biletave mund të pranohen deri më 19 shtator.
Të gjitha aplikimet kanë shans të barabartë për t'u tërhequr në short, pa dallim se kur dorëzohen. Tifozët do të zbulojnë nëse kanë qenë me fat në shortin më 29 shtator dhe do të kenë afat deri më 1 tetor për të blerë bileta.
Ndeshjet e Kupës së botës 2026 do të luhen në 11 qytete amerikane, dy në Kanada (Toronto, Vankuver) dhe tre në Meksikë (Meksiko Siti, Guadalahara, Monterej).
Numri i pjesëmarrësve në Kupën e botës është rritur gjithashtu nga 32 në 48 ekipe të reprezentacioneve.
FOTO: EPA