• e hënë, 01 korrik 2024

Iniesta vazhdon karrierën në EBA

Iniesta vazhdon karrierën në EBA

Abu Dabi, 9 gusht 2023 (MIA) – Ish mesfushori i reprezentacionit të Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta i është bashkuar klubit të futbollit Emirejts, bëri të ditur sot Pro liga e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

“Mirë se erdhe Iniesta”, ka qenë porosia e klubit nga EBA përmes rrjeteve sociale. Klubi me seli në Ras Al Kaima ka publikuar një fotografi të 39-vjeçarit me fanellën e klubit dhe ka paralajmëruar se detajet e kontratës do të bëhen të ditura në një konferencë për media.

Iniesta muajin e kaluar u largua nga klubi japonez Visel Kobe ku kaloi pesë sezone.

Legjendari Iniesta me fanellën e Barcelonës fitoi nëntë tituj të Spanjës, si dhe katër trofe në Ligën e kampionëve, ndërsa me reprezentacionin e Spanjës fitoi një titull botëror dhe dy evropianë.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR