• e hënë, 30 dhjetor 2024

Infrastruktura digjitale në fokus të takimit të ministrit Andonovski me përfaqësues të kompanisë Rumble

Infrastruktura digjitale në fokus të takimit të ministrit Andonovski me përfaqësues të kompanisë Rumble

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Mundësi konkrete për bashkëpunim dhe investime në sektorin digjital në Maqedoni ishin temat kyçe të bisedimeve të cilat i patën ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, drejtori i DZZHTI Goce Dimovski, dhe përfaqësues të bashkësisë akademike me përfaqësues të kompanisë Rumble. 

Siç informojnë sot nga Ministria e Transformimit Digjital, në atë kontekst ishte diskutuar mundësia për partneritet me Rumble për ndërtimin e qendrave bashkëkohore kombëtare për të dhëna që si nismë do të kontribuonte për standarde të përmirësuara për mbrojtje të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave. 

"Gjithashtu, ishte shqyrtuar bashkëpunimi edhe lidhur me zgjerimin e infrastrukturës digjitale dhe lidhjes, me qëllim që Maqedonia të bëhet lidere në rajon nga përhapja e internetit me shpejtësi të lartë dhe me shtrirje të gjerë", thuhet në kumtesën e sotme. 

Ministri Andonovski theksoi se prioritetet e Qeverisë janë harmonizuar plotësisht me sferat e propozuara të bashkëpunimit. 

"Vizioni ynë për shërbime publike elektronike më të qasshme, përhapjen e internetit të shpejtë dhe me shtrirje të gjerë, të dhënat e sigurta të qytetarëve dhe infrastrukturën e përmirësuar digjitale mund të avancohet ndjeshëm përmes bashkëpunimit me Rumble. Përvoja e Kris Pavlovskit dhe ekipit të tij është e paçmueshme për përshpejtimin e transformimit tonë digjital", tha Andonovski.

Nga Ministria theksojnë se Rumble ka ekspertizë dhe burime të cilat munden dukshëm ta përshpejtojnë progresin e Maqedonisë në sferën digjitale, ndërsa investimet në infrastrukturën digjitale janë kyçe për rritjen tonë ekonomike dhe konkurrencën. Bashkëpunimi me kompani si Rumble, thonë nga Ministria e Transformimit Digjital, jo vetëm që do të tërheqë kapital të konsiderueshëm, por edhe do të sjellë teknologji dhe njohuri më bashkëkohore në vendin tonë. 

Ministri Andonovski e theksoi edhe rolin e rëndësishëm të diasporës maqedonase në këtë proces: "Biznesmenë të suksesshëm si zotëri Pavllovski janë urë mes Maqedonisë dhe skenës teknologjike. Aktivitetet dhe investimet e tyre janë me rëndësi thelbësore për progresin tonë". fc/

Fotografia: Ministria e Transformimit Digjital

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR