• e enjte, 07 nëntor 2024

Infantino paralajmëroi ndryshim të madh në përdorimin e VAR sistemit

Infantino paralajmëroi ndryshim të madh në përdorimin e VAR sistemit

Nion, 17 maj 2024 (MIA) - Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, e publikoi lajmin e madh lidhur me përdorimi e VAR sistemit në kongresin e federatës botërore të futbollit në Bangkok. Ai deklaroi se tani trajnerët do të kenë të drejtë të kërkojnë kontroll me VAR sistemin dy herë për një ndeshje.

"Do ta zhvillojmë dhe përmirësojmë VAR-in. Këtë sistem e përdorin 65 asociacione nacionale, por tani do ta përmirësojmë. Ne kemi krijuar një teknologji më themelore me më pak kamera dhe pa gjyqtarë për të vendosur, kështu që është i arritshëm për të gjithë dhe më i lehtë për zbatim. Ky sistem tashmë po testohet", tha Infantino.

Kjo do të funksionojë në atë mënyrë që trajneri i çdo skuadre do të ketë drejtë të kërkojë ndihmë nga VAR-i dy herë për ndeshje. Nëse vendimi fillestar i gjyqtarit ndryshon pas një kontrolli të tillë të kërkuar, skuadra që ka kërkuar kontrollin do të ketë ende të drejtë në dy kontrolle.

"Nëse pas një kontrolli të tillë të kërkuar, VAR-i e konfirmon vendimin e gjyqtarit në fushë, atëherë skuadra që e ka kërkuar, e humb të drejtën për kontroll me kërkesë të saj", deklaroi Infantino. ls/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR