• e premte, 22 nëntor 2024

Inaugurimi i presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova

Inaugurimi i presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të inaugurohet presidentja e re e shtetit  Gordana Siljanovska -Davkova

Në bazë të nenit 81 paragrafit 9 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Siljanovska Davkova në seancën e 151-të parlamentare të caktuar për në mesditë do të japë deklaratë solemne para Kuvendit, pas së cilës fillon mandati i saj pesëvjeçar në krye të shtetit.

Sot skadon mandati i presidentit të deritanishëm, i cili ishte edhe kandidat për mandatin e ri presidencial, Stevo Pendarovski.

Siljanovska Davkova, si presidentja e gjashtë që nga pavarësia e vendit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë, do ta pasojë Pendarovskin në postin presidencial, pasi e mposhti atë në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj. Ajo mori mbështetjen e 561.000 votuesve, ndërsa Pendarovski 251.899 vota.

Исполнет е цензусот за избор на претседател на денешниот втор круг претседателски избори, покажуваат податоците на ДИК за излезноста до 18:30 часот.  Претседателот на Државната изборна комиси

Njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare ku u zgjodh përbërja e re parlamentare e Kuvendit.

Pas inaugurimit të Siljanovska Davkovës, sipas Rregullores së re të Kuvendit, përbërja e sapozgjedhur parlamentare duhet ta mbajë seancën konstituive jo më vonë se 28 maj.

Mandati i deputetëve fillon të rrjedhë nga seanca konstituive e dhomës ligjdhënëse. Sipas përcaktimeve të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve.

Seanca konstituive, sikur edhe e sotmja për inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të vendit, e thërret kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.

Nëse ai nuk e bën këtë, në ditën e 21 pas zgjedhjeve, seancën e thërret deputeti më i vjetër dhe ai do ta kryesojë seancën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kryetari i përbërjes së re parlamentare pritet të zgjidhet më së voni më 1 qershor.

Собранието утре ќе ја продолжи 64-тата седница во чии рамки втор ден расправаше по првата точка од дневниот ред -  Предлог-одлуката за разрешување на пратеникот Фадил Зендели од Движење Беса

Presidentja Siljanovska Davkova më pas në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë duhet t'ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Parlament.

Mandatari ndërkaq, në afat prej 20 ditësh nga dita e besimit të mandatit, i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Deri në zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare, vazhdon mandati i Qeverisë teknike, i cili ka filluar 100 ditë para zgjedhjeve sipas të ashtuquajturës Marrëveshje e Përzhinës, për tejkalimin e krizës politike të vitit 2015. Funksioni i qeverisë teknike ishte sigurimi i zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR