Imobile kthehet në Itali
- Golashënuesi më i mirë i Italisë në 15 vitet e fundit, Çiro Imobile (35) ka rënë dakord për ndërprerje të ndërsjellë të kontratës me gjigantin turk Beshiktash ku luajti sezonin e kaluar dhe do të kthehet në atdheun e tij, bëjnë të ditur mediat italiane.
- Post By Fami Bajrami
- 09:39, 4 korrik, 2025
Romë, 4 korrik 2025 (MIA) - Golashënuesi më i mirë i Italisë në 15 vitet e fundit, Çiro Imobile (35) ka rënë dakord për ndërprerje të ndërsjellë të kontratës me gjigantin turk Beshiktash ku luajti sezonin e kaluar dhe do të kthehet në atdheun e tij, bëjnë të ditur mediat italiane.
Të njëjtat burime theksojnë se Imobile duhet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Bolonjën me opsion për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Edhe pse është 35 vjeç, Imobile ende është produktiv në fushë, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 19 gola duke shtuar edhe katër asiste me fanellën e Beshiktashit.
Imobile është golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e Seria A me 201 gola, nga ku 169 me fanellën e Lazios që e mbajti për tetë vjet.
FOTO: EPA