• e hënë, 23 dhjetor 2024

IMM ndau çmimet e gazetarisë "Nikolla Mladenov 2023" - çmimin e parë e mori gazetari Aleksandar Dimitrievski

IMM ndau çmimet e gazetarisë

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Në konkursin vjetor për çmimet e gazetarisë “Nikolla Mladenov 2023”, gazetari Aleksandar Dimitrievski fitoi çmimin e parë për rrëfimin e tij hulumtues, të publikuar në emisionin “360 gradë”, me titull “Nga një kompani të brendshmesh te mbikëqyrja e një projekti prej 1,3 miliardë euro me ekspertë të huazuar”. 

Instituti Maqedonas për Media informon se seria e teksteve dhe video-bashkëngjitjet e Dimitrievskit zbulon parregullsi serioze në procedurën e tenderit për përzgjedhjen e mbikëqyrjes mbi projektin më të madh dhe më të shtrenjtë të infrastrukturës në historinë e vendit - ndërtimin e autostradave nga konsorciumi Behtel-Enka.

Çmimi i dytë për Historinë më të mirë hulumtuese IMM iu dha gazetares Irena Mulaçka për serinë e teksteve lidhur me zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë, botuar në javoren “Fokus”.

Gazetari Martin Pushevski është fitues i çmimit të tretë për rrëfimin më të mirë hulumtues për serinë e teksteve për luftën e qytetarëve të Kotlinës së Strumicës kundër hapjes së minierës "Ilovica", të publikuara në portalin "Doma".

Çmimi për produktin më inovativ gazetaresk i takoi ekipit të Laboratorit të Gazetarisë Hulumtuese për filmin dokumentar hulumtues “Vrasja në Tetovë”, transmetuar në MTV1 dhe në faqen e IRL-së.

Fotoreporteri Tomisllav Georgiev mori çmimin për fotografinë më të mirë të gazetarit për fotografinë "Kisha", të publikuar në edicionin onlajn të javores "Fokus".

Llvdata për angazhimin e jashtëzakonshëm gazetaresk në kategorinë Rrëfimi më e mirë investigative iu ndanë gazetareve Mirjana Mirçevska Jovanoviq, Sllavica Filipovska Ivanova dhe Jasmina Jakimova. Nga ana tjetër, redaksisë “Vidi Vaka” dhe gazetares Katerina Topalova iu ndanë me lavdërime për angazhim të spikatur gazetaresk në kategorinë e produktit më inovativ gazetaresk. sa/

Foto: IMM

 

QËNDRONI TË LIDHUR