• e enjte, 04 dhjetor 2025

Imeri i falenderon dibranët për mbështetjen e dhënë dhe i uroi Melës zgjedhjen për kryetar të komunës

Imeri i falenderon dibranët për mbështetjen e dhënë dhe i uroi Melës zgjedhjen për kryetar të komunës

Dibër 3 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, Ramadan Imeri, sot i falenderoi dibranët për mbështetjen e dhënë.

"Të nderuar dibranë, nga qyteti deri në çdo fshat të komunës sonë, nga zemra ju falenderoj për mbështetjen, besimin dhe dashurinë që treguat gjatë gjithë kësaj fushate. Edhe pse rezultati nuk ishte në favorin tonë, unë ndihem fitues, sepse fituam respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve që e duan sinqerisht Dibrën tonë", ka shkruar Imeri në postimin në Fejsbuk. 

Ky është vetëm një kapitull që po mbyllet, shtoi, dhe theksoi se përkushtimi i tij ndaj qytetit dhe njerëzve të tij do të vazhdojë me të njejtën energji dhe përgjegjësi. 

"Gjithmonë do të jem në krah të atyre që duan zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi për komunën tonë. Kundërshtarin tim politik, zotri Fisnik Melën, e uroj për fitoren dhe i dëshiroj shumë suksese në udhëheqjen e komunës sonë. Uroj që të drejtojë Komunën me mençuri, përgjegjësi dhe dashuri ndaj të gjithë qytetarëve, sepse Dibra është shtëpi e përbashkët për të gjithë ne", theksoi Imeri.

Në rrethin e dytë të votimit për ktyetar komune, Imeri fitoi 3,674 vota. Kandidati i VLEN-it, i mbështetur nga VMRO-DPMNE, Fisnik Mela, mori mbështetjen e 4,369 qytetarëve. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR