• e diel, 22 dhjetor 2024

Ilir Meta në intervistë në SPAK, akuzoi se njeriu i parë i këtij institucioni punon me urdhër të Ramës

Ilir Meta në intervistë në SPAK, akuzoi se njeriu i parë i këtij institucioni punon me urdhër të Ramës

Tiranë, 13 qrshor 2024 (MIA) - Ish presidenti i Shqipërisë dhe lideri aktual i Partisë së Lirisë në opozitë, Ilir Meta, sot është marrë në pyetje tek Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK.

Para se të hyjë në ndërtesë, Meta zgjodhi të mos zbulojë se për çfarë rasti është thirrur, por vazhdoi me sulmet ndaj Altin Dumanit. Ai e quajti njeriun e parë të këtij institucioni gjyqësor “Dum Dumani”, i cili merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.

"Shkoj të takohem me Dum Dumani. A e njihni Dum Dumanin? Ai është që nuk guxon të hap çështjen Mekgonigal, i cili është kokë e këmbë me Edi Ramën, i cili nuk guxon të përdorë emrin e Edi Ramës, as në rastin e Berishës... Shkoj tek Dum Dumani", tha ai.

Meta (55) i cili ishte president i Shqipërisë deri më 24 korrik në vitin 2022, ishte edhe në SPAK në shkurt të vitit të kaluar, për të dhënë një deklaratë për shumicën e akuzave të ngritura ndaj tij, përfshirë larjen e parave dhe fshehjen e pronësisë së ndërtesës së partisë Lëvizja Socialiste për Integrimin, tani Partia e Lirisë.

SPAK nisi procedurën penale ndaj tij për lobim në SHBA me 670 mijë dollarë amerikanë, para të padeklaruara të Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, më pas për shërbime të kryera estetike, nga ana e të dyve, në një klinikë në San Marino dhe Austri, me para të padeklaruara.

Kryemadhi, e cila është deputete nga Partia e Lirisë dje pesë orë ishtë marrë në pyetje në SPAK në kuadër të hetimit që po zhvillohet për hetimin e pasurisë së saj dhe të nënës dhe vëllaut të saj.

Pas largimit nga SPAK, Kryemadhi tha se është pyetur për kontrollet që po kryhen për disa vepra penale, si mosdeklarimi i pasurive, fshehja apo larja e parave, në bazë të "padisë së rreme që e ngriti Erion Veliaj (kryebashkiaku i Tiranës). rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR