• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ikonat e kthyera nga Shqipëria u ekspozuan në Muzeun e Maqedonisë së Veriut (foto)

Ikonat e kthyera nga Shqipëria u ekspozuan në Muzeun e Maqedonisë së Veriut (foto)

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ikonat e marra në mënyrë të paligjshme, të cilat sot iu dorëzuan delegacionit të vendit tonë në Tiranë, prej dje janë ekspozuar në Muzeun e Maqedonisë së Veriut. Në ekspozitë morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska, kreu i KOM-it z.z.Stefani dhe anëtari i ASHAM-it i cili në të vërtetë i njohi ikonat, Sasho Cvetkovski.

Gjithsej 20 ikona të cilat ishin vjedhur nga kishat maqedonase, kryesisht në rajonin e Strugës, u kthyen sot nga ana e Shqipërisë në kuadër të marrëvehsjes për bashkëpunim mes dy shteteve të nënshkruar vitin e kaluar.

Procedura për kthimin e ikonave të vjedhura në vend nga Shqipëria filloi në vitin 2013, me aktivitete intensive në dy vitet e fundit.

Në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2013 kishte valë të fuqishme të hyrjes së dhunshme në kisha, posaçërisht në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, prej ku u morën qindra ikona. Njërën prej ikonave kryeministri shqiptar, Edi Rama, në mënyrë simbolike në shenjë bashkëpunimi ia dorëzoi kolegut të tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për kthimin e ikonave vitin e kalaur në Shkup. Pas përfundimit të këtij procesi për kthimin e njëzet ikonave të vjedhura në vend, është paraparë hapja e një procesi të ri për kthimin edhe të një kontigjenti të ikonave të identifikuara në Shqipëri. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR