• e diel, 06 tetor 2024

Ikardi mund të transferohet në Real Madrid

Ikardi mund të transferohet në Real Madrid

Stamboll, 23 nëntor 2023 (MIA) - Real Madridi po mendon që ta angazhojë sulmuesin e Gallatasarajit, Mauro Ikardi si zëvendësim për sulmuesin e lënduar madrilen Vinisius Zhunior, transmeton „Tuttomercatoweb“.

"Klubi i mbretërve" mund ta marrë sulmuesin argjentinas në afatin kalimtar të dimrit dhe janë të gatshëm që të paguajnë 15 milionë euro për të. 

Më parë, sulmuesi anësor i Real Madridit dhe Brazilit, Vinisius Zhunior ka pësuar këputje të muskulit biceps të kofshës.

Këtë sezon 30-vjeçari Ikardi ka luajtur 20 ndeshje për Gallatasarajin në të gjitha garat, ka shënuar 15 gola dhe tri asistime. 

Kontrata aktuale e argjentinasit me Gallatasarajin është deri në verën e vitit 2026. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR