• e shtunë, 21 dhjetor 2024

IDF sot herët në mëngjes ka kryer dy sulme ajrore në pjesët jugore të Bejrutit

IDF sot herët në mëngjes ka kryer dy sulme ajrore në pjesët jugore të Bejrutit

Bejrut, 16 tetor 2024 (MIA) – Ushtria izraelite sot në mëngjes ka kryer dy sulme ajrore në një lagje shiite në jug të Bejrutit, vetëm pak minuta pas lëshimit të urdhrit për evakuim të sektorit, mund të shihet në pamjet e transmetuara nga AFPTV.

“Ju jeni afër instalimeve dhe interesave të lidhura me Hezbollahun, kundër të cilave ushtria izraelite do të veprojë së shpejti”, paralajmëroi më parë ushtria izraelite në kumtesën. 

Zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe, Aviçaj Adrae në orën 6:09 të mëngjesit përmes Rrjetit X i paralajmëroi civilët në zonën e Dahija - për të cilin besohet se është bastion i Hezbollahut - se forcat ajrore do të gjuanin një ndërtesë.

Sulmi i parë u krye rreth një orë pasi Izraeli dërgoi paralajmërimin, pasi mediat britanike theksuan se dëshmitarët dëgjuan shpërthimin e parë të fortë rreth orës 6:54 të mëngjesit, megjithëse nuk mund të konfirmonin orën e saktë.

IDF kumtoi se objektivi ishte një objekt armësh.

“Hezbollahu i ruante këto armë në një magazinë nëntokësore në lagjen Dahija, një bastion kyç terrorist i Hezbollahut në Bejrut”, theksohet në kumtesën. 

Ushtria izraelite bombardon rregullisht Libanin si pjesë e një ofensive që synon neutralizimin e lëvizjes pro-iraniane Hezbollah, e cila kundërpërgjigjet me sulme me raketa në territorin izraelit. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR