IDF: Është vrarë Mahmud al-Mabuh, komandant i njësisë për drone të Hamasit në Gazë
- Ushtria izraelite pretendon se në një sulm ajror ka vrarë komandantin e njësive të dronëve të Hamasit në pjesën veriore të Gazës, Mahmud al-Mabuh.
Tel Aviv, 16 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite pretendon se në një sulm ajror ka vrarë komandantin e njësive të dronëve të Hamasit në pjesën veriore të Gazës, Mahmud al-Mabuh.
Siças kumtesës së IDF-së, Al Mabuh ishte përgjegjës për sulmet me drone mbi Izraelin dhe ushtarët izraelitë në Gazë, transmeton "Tajms of Izrael".
IDG, gjithashtu, kumtoi se ka eliminuart operativët e Hamasit në Xhabalia në luftime kokë më kokë, si dhe në sulme ajrore.
Forcat izraelite kryen sulme me dron në Rafah kundër një “qelie të terroristëve të armatosur” që po planifikonin sulme terroriste, shtohet në kumtesën e ushtrisë izraelite. ls/
Foto: IDF